Live

Kryetarja e Komisionit për AKI-në: Prokuroria urgjentisht të hetojë Rilind Gërvallën

20:29 / 25 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK-së, njëherit kryetarja e komisionit për AKI, Ganimete Musliu ka reaguar pas publikimit të audiove të Rilind Gërvallës i cili dëgjohet teksa përmend AKI për lajmin e rremë kundër Periskopit.

Ajo në Facebook ka thënë se ka kërkuar nga Prokuroria Speciale për të hetuar Gërvallën.

Musliu tha se RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë.

Postimi i plotë:

Katër muaj më parë, kur opinioni publik u trondit nga ngjarjet që implikuan AKI-në raportimet e RTK-së, publikisht i kam bërë kërkesë Prokurorisë Speciale, për të hetuar me urgjencë veprimet e Rilind Gërvallës dhe pretendimet e tij në lidhje me implikimin e AKI-së në fabrikimin e lajmeve të rrejshme.
Neglizhenca e organeve përgjegjëse, shkakton me të drejtë indinjatë të thellë sepse siç po shihet audioniçizimi i publikuar sot dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen si kundërshtare nga pushteti.

Kjo nuk është më vetëm një shkelje e rëndë e etikës profesionale, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave.
Prandaj, edhe sot e përsëris kërkesën time drejtuar prokurorisë së shtetit që urgjentisht të fillojë hetimet ndaj Rilind Gërvallës dhe të thërrasë në përgjegjësi të gjithë individët e përfshirë në këtë aferë skandaloze dhe të rrezikshme për rendin tonë demokratik. As RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...