Live

Të premten shpallet urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës

09:29 / 26 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka njoftuar se urdhri për Zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës do të shpallet në seancën e të premtes (29 nëntor) nga ora 11:00.

Sipas njoftimit, tetë viktima morën pjesë në proces, të gjithë nën masa mbrojtëse.

“Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në shqipe, serbishte dhe anglishte nëpërmjet transmetimit në faqen e internetit të DHSK-së, me vonesë prej 10 minutash, ose nga galeria për publikun në ambientet e gjykatës.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Gjatë gjykimit, Trupi Gjykues dëgjoi 22 dëshmitarë, 10 të thirrur nga Prokurori i Specializuar, 2 të thirrur nga Mbrojtësja e Viktimave  dhe 10 nga Mbrojtja. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...