Dy të rinj nga Podujeva po raportohet se janë arrestuar të premten nga autoritetet serbe.
Siç raporton Llapi.info, ata u arrestuan nga ushtria në territorin serb, ku dyshohet se ata ishin duke prerë dru transmeton Kosovalive.net.
Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Sipas raportimeve të këtij portali lokal rastin e kanë konfirmuar edhe familjet.
Ata kanë deklaruar që Serbia po u kërkon shuma parash deri 20 mijë euro për lirimin e tyre.
Mirëpo, gjendja financiare nuk është e qëndrueshme dhe nuk kanë mundësi për ta kryer këtë pagesë.
Klankosova.tv ka pyetur në polici dhe në Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar asnjë përgjigje.