Live

Ekskluzive: Krimet Kibernetike aksion me autoritetet gjermane, cak bizneset ‘call center’ në Kosovë

15:49 / 26 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka zhvilluar sot një aksion, në koordinim me autoritetet gjermane – nën dyshimet për veprimtari të kundërligjshme që është ushtruar nga një grup i caktuar.

Siç merr vesh Sinjali, aksioni është kryer në disa lokacione të ndryshme, te bizneset që funksionojnë si ‘call center’.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti lidhet me një hetim disa mujor që është kryer në bashkëpunim edhe me Policinë Gjermane.

Bazuar në informacionet e para, bizneset e regjistruara si qendra të thirrjeve është ushtruar veprimtari në kundërshtim me ligjin, me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë dhe Prokurorinë, por akoma s’ka një përgjigje zyrtare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...