Live

Osmani në Kolumbi: Diskuton për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

19:12 / 26 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga presidentit i Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.

Osmani ka shkruar se me Cepedan kanë diskutuar për rëndësinë e paqes dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës.

Shkrimi i saj:

Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, z. Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës Presidenti e kryetarë të Komisioneve.

Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...