Një person ka marrë lëndime pas shpërthimit të një bombole të oksigjenit në objektin e Kolegjit “Heimerer”.
Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:46.
Siç merr vesh Reporteri.net personi i lënduar, një 44 vjeçar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Në bazë të informacioneve të paRa dyshohet se shpërthimi ka ndodhur kur punëtorët e një kompanie po riparonin një bombolë të oksigjenit që i furnizon sallat e kolegjit “Heimerer”