Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për komunat për të mbuluar pagat në sektorin e arsimit.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
“Shuma në vlerë prej 20 milionë e 27 mijë euro është deklaruar si kursime nga organizatat e ndryshme buxhetore, ndërkaq për ndarje mjetet do të shfrytëzohen në rreth 15 milionë euro për të mbuluar minuset e pagave në organizatat buxhetore që janë kryesisht komunat.
Qeveria me këtë rast po iu del në ndihmë komunave të cilat nuk kanë arritur që të sigurojnë mjetet e tyre për të mbuluar pagat që kryesisht janë në sektorin e arsimit”, tha Murati.
Ky vendim vjen pak javë pasi punonjësve arsimorë në disa komuna nuk u ishin ekzekutuar pagat.