Live

Shokon Haradinaj: Brenda Qeverisë ka njerëz që e përdorin drogën, kanë video +18

23:42 / 27 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj i ftuar në emisionin “Tu pa Tu ba” të GazetësDemos, ka dhënë disa detaje goxha shokuese për disa pjesëtarë të disa institucioneve të Kosovës.

Ai tha se posedon të dhëna që njerëzit brenda Qeverisë Kurti janë përdorues të substancave narkotike, teksa la të nënkuptohet se përveç kësaj për të njëjtit ka edhe materiale me pullë të kuqe.

“Me bë me e pa ti telefonin tem, turp të vjen ty si qytetar i Kosovës çka më çojnë mua njerëzit prej Qeverisë për këta ministra e kryeministrin. Domethënë, sene më të ulëta të një njëriu në botë që ndodh në shoqëri, janë duke ndodh në këtë Qeveri, prej substancave narkotike, droga, hashish, e deri te gjërat tjera të cilat janë komprimituese edhe në një serial holivudian që mund të jetë me 18+ nuk lejohen”.

“Po flas për persona të insitucioneve, edhe persona kredibil, nuk jam duke folë për zyrëtarë të thjeshte”, tha ai.

Haradinaj po ashtu zbuloi ekzkluzivisht për GazetënDemos në emisionin “Tu pa Tu ba”, se si po i merr këto informacione nga njerëzit brenda Qeverisë, detaje të cilat mund t’i dëgjoni në linkun në vijim:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...