Live

Bashota: S’ka pasur ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për ndëshkimin e kolaboracionistëve

17:27 / 28 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Dëshmitari Sokol Bashota tha sot në Hagë se nuk ka pasur asnjë vendim nga Shtabi i Përgjithshëm për ndëshkimin e kolaboracionistëve.

Sipas tij, janë lëshuar komunikata që ata të paralajmërohen në mënyrë që ata të mos bashkëpunojnë me armikun.

“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve- ndonjë rast i veçantë”, tha Bashota.

Dëshmitari u pyet se Shtabi Operativ a ka funksionuar përmes vendimeve të përbashkëta kolegiale.

“Shtabi i Përgjithshëm po. Shtabi operativ janë drejtoritë në komandat e zonave”, tha ai.

Më pas, dëshmitari u pyet se këto vendimet kolegiale të Shtabit a përfshinin masa ndëshkuese ndaj personave që perceptoheshin si kolaboracionist.

“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve- ndonjë rast i veçantë”, tha Bashota.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...