Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar dekelraten e kryeministrit Albin Kurti, i cili dje në Kuvend ka thënë se nuk ka premtuar njohje të reja.
Zyrtari i LDK-së ka vlerësuar se kryeministri Kurti nuk ka premtuar as korrupsion masiv qeveritar dhe sanksione të BE-së.
Sipas Hamitit, në Qeverinë Kurti Kosova është duke u përballur ne të dyja këto gjera.
“Kosova, vend me korrupsion qeveritar masiv. Nën sanksione të BE-së tash e 18 muaj. Asnjëra prej tyre nuk qenë premtime zgjedhore të Vetëvendosjes-Guxos. Nuk i premtuan, por i kemi. As njohje të reja të Kosovës, natyrisht. As i premtuan, as i kemi. Asnjë njohje për katër vjet të regjimit të ri”, ka shkruar Hamiti.