Një bomb kaset është gjetur në oborrin e një kompanie në Krushë të vogël të Prizrenit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Shaqir Byqtyqi i cili tha se nga pamjet mjeti dyshohet se ka mbetur nga lufta e fundit.
“Me datën 11.12.2024 rreth orës 14:30 nëpërmes telefoni policia është informuar se në oborrin e një kompania në Krushë të vogël, Prizren (ish-“podrumi i verës”) dyshohet së gjatë punimeve me ekskavator është gjet një mjet eksploziv i pa shpërthyer. Nga pamja mjeti duket të jetë një “bomb kaset” e mbetur nga lufta e fundit.
Ai ka thënë se njësiti i deminimit ka dal në vendngjarje dhe ka udhëzuar që të mbyllen të gjitha rrugët që dërgojnë në atë drejtim ngase mjeti eksploziv është vlerësuar si mjet shumë i rrezikshëm “bomb kasetore antitank”.
“Policia ka dal në vendngjarje dhe ka siguruar vendin. Njësitet përkatëse policore kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin dhe gjithashtu është informuar edhe njësiti deminimit të FSK -s. Pasi që është siguruar rrethina mjeti eksplozivë është plasur ( shpërthyer) në vendngjarje pa ndonjë incident“, ka deklaruar ai.