Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sonte tubim në Gjakovë.
Pas këtij tubimi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se lista e kandidatëve të kësaj partie përbëhet nga njerëz punëtorë e të ndershëm, gra e burra të dëshmuar dhe të përgatitur, profesionistë që kanë edhe dijen edhe guximin ta udhëheqin vendin.
“Ky ekip është ëndrra jonë për Kosovën – një Kosovë që e duam dhe e meriton.”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë të madhe të publikimit të listës fituese të LDK-së, s’kishim se si të mos e mbyllnim përveçse me një organizim madhështor në Gjakovë.
Faleminderit Shefqetit dhe degës tonë atje për organizimin dhe secilit prej jush që u përgjigjjet në thirrjen tonë për ndryshim. Në gjithë ato brohoritje e duartrokitje, pamë atë që po ndodh në gjithë Kosovën – momentumin e madh të rikthimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në çdo qytet, çdo fshat dhe çdo cep të vendit, qytetarët po e thonë qartë – ata duan ndryshim!
LDK-ja i ofron vendit listën më të mirë, njerëz punëtorë e të ndershëm, gra e burra të dëshmuar dhe të përgatitur, profesionistë që kanë edhe dijen edhe guximin ta udhëheqin vendin. Ky ekip është ëndrra jonë për Kosovën – një Kosovë që e duam dhe e meriton! Dhe pjesë e kësaj liste janë dhe kandidatët tanë nga Gjakova; kryetari i degës Shefqet Shehu, partneri jonë nga PSHDK, Zef
Morina, znj. Sevdije Lama, Valon Bellanica e Muharrem Kurti.
Besimi juaj qytetar sonte në Gjakovë, si në çdo ndalesë të këtij turneu, është frymëzim për ne. Bashkë me ju, ne do ta ndërtojmë të ardhmen dhe do të bëhemi ndryshimi i madh për Kosovën!