Live

Abdixhiku shpalos detaje nga programi i LDK-së për fushën e Drejtësisë, Mbrojtjes e Sigurisë

12:26 / 18 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka treguar detaje të programit politik “Rruga e Re” të fushës së Drejtësisë, Mbrojtjes e Sigurisë.

Sipas tij këto plane janë për një shtet më të fortë, më të sigurt dhe më të drejtë.

Abdixhiku ka premtuar për policët paga të larta, vetura të denja, shtimin e numrit të policëve dhe kamera trupore.
“ Paga të larta, vetura të denja, numër i madh i policëve, kamera trupore, këto janë 4 zotimet e para për Policinë e Kosovës dhe me këto besoj bëhet ndryshimi i vërtetë në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka thënë se ka vizion të qartë në Mbrojtje, integrim të Kosovës në Nato, rritje të pagave, shtim të numrit të ushtarëve e ndërtim të 4 kazermave të reja në vlerë prej 60 milionë euro.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...

Të tjera nga Ballina