Live

Presidentja e Sllovenisë arrin në Kosovë, pritet nga zëvendëskryeministrja Rexhepi

14:30 / 18 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, sot ka arritur në Kosovë, ku në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, është pritur nga zëvendëskryeministrja e qeverisë së Kosovës, Emilija Rexhepi, e cila ka postuar foto në ‘Facebook’.

Ndryshe edhe Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thekson Policia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...