Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se pushtetin e ka kapur panika e rritjes së LDK-së, prandaj është e dukshme në propagandën e tyre me fake news.
Kica Xhelili foli për një deklaratë të rreme të postuar nga Avni Zogiani, i cili thotë se kinse kryetari Abdixhiku ka deklaruar që do e privatizoj fabrikën e Municionit.
‘’Në qoftë se qekjo është e vërtetë, ku Avni Zogiani e publikon një foto ku kinse Lumiri ka thënë se në javën e parë si kryeministër do e privatizoj fabrikën e Municioneve, imagjinojeni çfarë budallakie është në gjendje me bë një person i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, për propagandë, i cili është edhe zëvendësministër. Këtë nuk e ka thënë Abdixhiku, duhet me qenë i çmendur, më falni që po shprehen kështu, për me besu një lajm të tillë. Nëse dëshmohet se z.Zogiani e ka bërë këtë fake news dhe dëshmohet që e ka fshi, ky duhet menjëherë me u ftu në Prokurori. Kjo është thirrje për përçarje dhe urrejtje. Ne kemi me qenë nëpër studio për me ua shkatërru këtë propagandë’’, deklaroi Kica Xhelili në Rubikon të Klan Kosova.