Live

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Osmani kërkon llogaridhënie nga Serbia, për aktet e agresionit

09:19 / 19 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë dje në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku u diskutua për situatën e Ballkanit në rrugëtimin europian.

Pas përfundimit të takimit, Osmani deklaroi se ky samit mbetet platformë e rëndësishme për rajonin tonë, shkruan IndeksOnline.

Osmani ka listuar pikat kyçe për të cilat ka diskutuar me liderët institucionalë dhe ata të shteteve anëtare.

“Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe”, u shpreh mes të tjerash Osmani.

Ky është njoftimi i plotë i presidentes:

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë. Andaj, në biseda me liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, theksova se:

  • E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm;
  • Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane;
  • Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe;
  • Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...