Live

Sulme ndaj opozitës e analistëve: Çka tha Kurti mbrëmë në tubimin e Vetëvendosjes?

09:23 / 19 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Lëvizja Vetëvendosje të mërkurën ka mbajtur tubim në të cilin janë prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në këtë tubim, kryetari i partisë njëherit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk la pa sulmuar partitë opozitare dhe kritikët e tij. Krejt çka tha Kurti në këtë tubim?

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti gjatë tubimit të partisë së tij ku u prezantuan kadidatët për deputetë, pati edhe sulme ndaj mediave, analistëve e partive opozitare.

Ai dëshiron që partia e tij t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, teksa tha se janë sabotuar dhe penguar nga siç tha ai “klubi i stërvjetëruar politik”.

“500 mijë vota nuk është thjeshtë aspiratë sa për kuriozitet por është më e nevojshme se kurrë që jo vetëm të vazhdojmë punët e mira, të drejta e të domosdoshme që kemi nisur për Republikën tonë, por edhe të mos varemi nga Lista Serbe e as nga klubi i stërvjetëruar politik.”

“Të dashur qytearë, kemi pasur pengesa e sabotime, jemi penguar në çdo hap nga ata ose që nuk ia dzuan të mirën e vendit, ose që kanë keq-qeverisur gjatë…sepse klubi i tyre nuk përfton më, ose kanë dashur të dëshmojnë që edhe ne jemi si ata”. – ka thënë ai.

Ai u mor edhe me sloganet e PDK-së dhe LDK-së.

“I kam dëgjuar kundërshtarët kur thonë duhet edhe ma mirë…Po pra, na duhet edhe një mandat, edhe për më shumë edhe për ma mirë… Sepse të gjitha këto suksese, i kanë rritur mundësitë, por në të njëjtën kohë edhe e kanë shtruar rrugën. Ata që na kanë sabotuar, me instrumente që ende i kanë në duar…po e shpalosin pezmin, inatin xhelozin…por besoni kështu nuk ecet përpara”. – ka thënë ai.

Vetëvendosjen e quajti parti “të parroptueshme e të pashantazhueshme”.

Kurti sulmoi edhe analistët e debateve televizive, duke thënë se kanë një zor të madh.

“Zhurmë në shumë studio, sepse zori është i madh. Aty atje tek ata, nuk flet mendja, por pisket sikleti. Ai është sikleti i madh i olagarkisë, që e transeton britma e analistit, këtyre po u laget fyti nga ata që vbet e ndjejnë tharjen e fytit, sepse buxheti me neve është për qytetarët”, vazhdoi të sulmojë kritikët në media, Kurti.

Albin Kurti pretendoi se vetëm Vetëvendosja “e di çka do të thotë shteti” dhe se vetëm Vetëvendosja “e di si lartësohet një popull”.

“Politika është arti i përdorimti të artit të energjive, edukimti i të energjive njerëzore…i kemi rikualifikuar të gjitha drejtimet ministrore. Në këtë çast na duhet rezultati i legjitimitetit të lartë… Ne shohim qytetarin si aktivist të larmishëm… Ky është qytetari sovran i republikës sonë të pavarur e demokratike”, shtoi ai.

Ai përmendi edhe diskutimet për shkëbimin e territoreve që ishte përmendur nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, duke thënë se “është dëshuar territori nuk është dhuratë për t’u falur”, ndërsa për dialogun tha se “kemi treguar se dialogu nuk është tryezë 5 minutash, as pazar për cenim të republikës”.

Nuk është hera e parë që Kurti bën sulme të tilla. Ndryshe zgjedhjet pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...