Live

Ftesa e Prokurorisë Speciale/ Kurti sërish s’tregon nëse do t’i përgjigjet

12:39 / 19 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, as sot nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve nëse do t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë që është thirrur si dëshmitar në një rast penal që Prokuroria Speciale e ka nën hetim.

Pas përfundimit të aktivitetit ku u publikuan rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë ngjarje në të cilën fjalim mbajti edhe kryeministri Kurti, ai zgjodhi të mos deklarohej jashtë kur gazetarët insistuan të kishin një përgjigje për këtë çështje.

Arsyet e qeverisë, më 16 dhjetor ishin se kryeministri ka qenë në udhëtim jashtë vendit me një agjendë të konfirmuar më herët.

Zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu kishte thënë në ditën e 16 dhjetorit se Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit kanë qenë të njoftuar për arsyet e mosprezencës së Kurtit aty.

Megjithëkëtë, ai pati treguar se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...