Live

Kurti pret në takim një delegacion të bizneseve nga Izraeli, flasin për mundësitë e investimeve në Kosovë

19:30 / 19 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuara në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë dhe prodhimit. Delegacioni udhëhiqej nga Eyal Waldman, Drejtues i Waldo Holdings, njëherësh Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti i njoftoi përfaqësuesit e kompanive “me ofertën që vendi ynë ka për investitorë të huaj, leverditë e kornizës ligjore, përparësitë e fuqisë punëtore, dhe progresin ekonomik dhe demokratik krahas stabilitetit institucional që vendi ka shënuar në katër vitet e fundit”.

Gjatë takimit thuhet se u diskutua për mundësitë e hapura në Kosovë për investime të huaja.

“Kryeministri veçoi planet dhe investimet që vendi po bën në infrastrukturë, me theks në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, ku pas ankandit të suksesshëm me energji solare, dje u hap ankandi i ri për energji të erës me kapacitet 100MW”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...