Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në “Politiko” ka shpërfaqur premtimet e tij sa i përket infrastrukturës publike.
Limaj ka thënë se fjala e tij është garanci dhe se e kaluara e tij garanton që ai mund të bëjë projekte të mëdha.
“Nëse Fatmir Limaj thotë se unë kam me u fut në infrastrukturë publike e me fuqizu, ku hyjnë liqenet, lumenjtë, ujëpërçuesit dhe renovimi i energjisë. Fjala ime është garanci sepse e kaluara ime të garanton që unë baj projekte të mëdha sepse kam vepra. Është gjë tjetër me ardh qetu me premtu përralla”, ka thënë Limaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Ndryshe, Limaj ka thënë se ndihet krenar për veprat që i ka bërë gjatë kohës sa ka qenë ministër.