Live

Tragjike në Shtërpcë: Gruaja 34-vjeçare shtatzënë i jep fund jetës me armë zjarri 

08:20 / 20 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në një shtëpi në Shtërpcë, ku një grua u gjet e vdekur dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i dha fund jetës. Viktima po dyshohet se bëri vetëvrasje pas një feste familjare, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.

Bëhet fjalë për një grua 34-vjeçare, e cila bazuar në dëshminë e familjes ka qenë në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Kanë bërë me dije se e ndjera dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri, brenda shtëpisë së tyre.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi që çoi viktimën drejt këtij akti të rëndë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për zbardhjen e këtij rasti mjaft të rëndë, raporton Sinjali.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...