Deputetë të Kosovës e të Shqipërisë do të bëhen bashkë sot në Prishtinë. Kuvendet e të dyja shteteve do të mbajnë seancë të përbashkët, e cila është paraparë që të nis sot prej orës 11:00.
Por para fillimit të seancës kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali, janë takuar me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.