Policia e Kosovës në një konferencë për media, po bën prezantim të punës dhe aktiviteteve policore, prezantim të raportit të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë e Veriut, prezantimi i aktiviteteve në fushën e Policimit në Bashkësi, policëve sektorialë dhe bashkëpunimi me qytetarë, media, OJQ.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të mbetet ndër institucionet më të besueshme.
Hoxha shtoi se rrugëtimi i Policisë se Kosovës që nga themelimi ka qenë dhe mbetet i ndërtuar mbi vlera demokratike dhe profesionale.
Ai foli edhe për dorëheqjet e zyrtarëve policor serbë në veri. “Pas dorëheqjeve masive të kolegëve ne Mitrovicën Veriore, Policia e Kosovës ka hapur 3 konkurse vetëm për minoritete. Gjatë këtyre tri konkurseve kemi rekrutuar rreth 170 zyrtarë policor, prej tyre 12 kanë dhënë dorëheqje pas presioneve nga grupe të ndryshme”, ka thënë Hoxha.