Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, thotë se pozita po qeverisë një shtet të cilit i është bërë kundërshtar.
Duke komentuar deklaratën e Donika Gërvallës, thotë se LVV-ja është në hall të propagandës për vota, shkruan IndeksOnline.
“S’po ua qet matematika më”, shkroi mes të tjerash ajo.
Ky është postimi i plotë i saj në Facebook:
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, paska deklaruar se punëtorët e administratës publike i ka opozitë.
Dmth:
Administrata Publike – Opozitë (prej të cilëve, gjysma i patën votuar këta)
Gjykatat – Opozitë
Prokuroritë – Opozitë
Gazetarët – Opozitë
Televizionet – Opozitë
Bizneset – Opozitë
Opozita – Opozitë
Shiko – mirë që e keni kuptuar që po e qeverisni një shtet të cilit ju keni bërë kundërshtar.
Po hallit të propagandës suaj për vota si t’ia bëjmë tash? Se s’po ua qet matematika më.