Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, tha se Kosovën do ta ndërtojë me biznese.
Abdixhiku tha se Kosova do ndërtohet me njerëz të ndershëm e punëtorë për një Kosovë që lundron në nivele të tjera ekonomike.
“Po, unë do të takoj biznese! Po, unë do të punoj me biznese! Po, unë do të ndërtoj Kosovën me biznese! Me njerëz të ndershëm, punëtorë, inovatorë e kreativë – ata që ëndërrojnë vërtet për një Kosovë që lundron në nivele krejt të tjera të zhvillimit ekonomik.