Live

Grafite me simbole serbe shfaqen përsëri në veri

09:54 / 21 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka bërë me dije se grafite me simbole serbe janë shfaqur sërish në veri të Mitrovicës.

Në raportin 24 orësh, policia ka bërë me dije se një person kishte vërejtur se në murin e muzeut kishte vërejtur një grafit.

Sipas policisë, simboli në fjalë ishte shkruar më ngjyrë të zezë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në murin e muzeut kishte vërejtur një grafit, i shkruar me ngjyrë të zezë, katër simbole ‘’C’’ (cilirike) po ashtu edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...