Katër persona në Ferizaj janë përleshur mes vete, ndërsa gjatë intervenimit të njësisë policore, njëri nga ta ka sulmuar edhe një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet.
Njoftimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Dardani, Ferizaj / 21.12.2024 – 04:00. Raportohet se katër persona të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Gjatë intervenimit të njësisë policore njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.