Nisma Socialdemokrate ka mbajtur tubim sonte në Prishtinë. Nga kjo parti thonë se qytetarët e Prishtinës “fuqishëm u rreshtuan për Kosovën fituese, veç VEPRA”.
Nisma vë në pah faktin e krizës ekonomike e të problemeve tjera, prandaj konsiderojnë se lista e tyre është “garancë për zgjidhjen”.
“Jeta e qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, në veçanti, është vështirësuar vazhdimisht. Kriza ekonomike, problemet energjetike dhe siguria janë shqetësimet e përditshme, dhe garanci për zgjidhjen e tyre është lista jonë, veçVEPRA”, vijon njoftimi.
“Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, antarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe qendrat rekreative për të rinjtë janë zotimet tona para çdo qytetari të Kosovës. Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veç VEPRA. #VeçVEPRA#NISMASocialdemokrate”, thuhet në njoftimin e partisë.