Live

Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dhe Gaming Hall në planin e tij

21:25 / 22 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit.

Përveç Stadiumit Kombëtar, si pjeë e Qendrës Kombëtare të Sportit, Abdixhiku është zotuar edh për Pallatin e Ri  Sportiv, si Pishina Olimpike e Gaming Hall.

“Për sportet elektronike. Në Kompleksin më të madh sportiv në rajon, do të vendoset dhe Fakulteti i Sporteve”, ka vazhduar tutje Abdixhiku.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se projekti tashmë është prezantuar para investitorëve potencialë.

“Kostoja e gjithmbarshme është rreth 60 milionë euro – pak a shumë aq sa u shpërndanë sot me një vendim! Po. Aq sa u shpërndanë vetëm sot”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Kandidati për kryeministër nga LDK, ka thënë se Kosova ka para dhe mundësi për të projekte të mëdha.

E për Qeverinë aktuale të Albin Kurtit thotë se as 12 miliardë euro buxhet për këto vite nuk bëri ndonjë punë.

“Pra, për të gjithë ata që pyesin se nga paratë – u them se Kosova ka para, ka mundësi ka dhe nevojë – sidomos nevojë për investime që lënë shenjë një kohë e krijojnë zhvillim. Kosova nuk ka një Qeveri që bën punë me 12 miliardë euro buxhet! Deri në shkurt! Ndryshimi, megjithatë po vjen! Në Prishtinë, në një lokacion të përbashkët, Stadium Kombëtar me 25-30 mijë ulëse; Pallat i sporteve me dorë me 8 mijë ulëse, Pishinë Olimpike me 3 mijë ulëse e Gaming Hall me 2 mijë ulëse. Ndërtesa moderne; kushte moderne; kompleks modern për dekada në vijim”, ka thënë Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...