Analisti, Shkodran Rexhaj, ka folur mbi shpërndarjen e 100 eurove nga Qeveria Kurti për fëmijët dhe pensionistët, duke theksuar mungesën e kreativitetit në këtë iniciativë.
Ai në Ora Shtatë në Klan Kosova tha se mungesa e një kreativiteti pak më të madh nga një ministër siç është Murati është shqetësuese, sepse tregon se nuk ka asgjë të re në politikat e Kosovës.
Rexhaj shtoi se “Kjo lëvizje ka një efekt zero dhe nuk do të ndikojë as në vota, se është një ofendim për qytetarët të mendojnë se do të japin votën për një shpërblim të tillë”.
Ndërkaq, Zejnullah Jakupi, po ashtu analist, u shpreh se më parë nuk kishte mbështetje për fëmijët dhe familjet, dhe tani akuzat janë se Qeveria Kurti po përdor këtë shpërndarje për të fituar vota.
Ai theksoi se “Nuk është kritikë e drejtë, pasi kjo është një praktikë që është ndjekur edhe nga qeveritë e mëparshme, të cilat shpërndanin ndihmat, por ato i përfitonin vetëm firmat private”.
Njëherësh Jakupi, shtoi se shpërndarja e 100 eurove për prindërit dhe fëmijët është një praktikë që është bërë çdo vit dhe nuk duhet të merren parasysh intrigat që lidhen me këtë iniciativë.
Kurse njohësi i Muharrem Kafexhiu vlerësoi se kryeministri Albin Kurti po kopjon, specifikisht në këtë situatë, ish-kryeministrin e ish-presidentin Hashim Thaçi.
”Problemi është diku tjetër. Zotri Kurti në fushata e citon Kantin edhe e kopjon Thaçin. Edhe Thaçi ka marrë vendime të tilla në të kaluarën”.