Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës sonë që të regjistrohen për të votuar.
Në Evropë, Amerikë apo kudo që jetojnë, Hamza përmes një videomesazhi u ka kërkuar atyre që të regjistrohen tani, sepse i kanë vetëm edhe tri ditë kohë.
Hamza ka thënë se procedura është e shpejtë, e thjeshtë dhe shumë e rëndësishme.
“Bashkatdhetarë të dashur, Në Evropë, Amerikë apo kudo që jetoni, nëse ende nuk jeni regjistruar për të votuar, regjistrohuni tani. Procedura është e shpejtë, e thjeshtë dhe shumë e rëndësishme. Afati i regjistrimit është vetëm deri më 26 dhjetor. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.