Live

“Duhet të shkoj në Dragash e Malishevë”, Kurti sërish refuzon të përgjigjet rreth ftesës së Prokurorisë Speciale

09:34 / 24 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës edhe njëherë ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve rreth Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Kurti sot sërish është pyetur nga gazetarët nëse do ti përgjigjet ftesës së re për tu intervistuar, por ka shmangur përgjigjen.

“Dragash e në Malishevë duhet me shku…”, ishte përgjigja e shkurtër e tij kur dëgjoi pyetjen.

Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, për çështjen e rezervave shtetërore, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Siç bëri të ditur Kryeziu, Kurti ka shprehur gatishmëri që prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij, për çka edhe ka propozuar tri orare.

“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, është shprehur Kryeziu të premten.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori thirrjen për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetorit, për t’u paraqitur pranë këtij institucioni gjatë të hënës.

Kurti të hënën e kaluar nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se prokurorët e rastit janë njoftuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’mund të ishte i pranishëm të hënën për intervistim pranë Prokurorisë Speciale, për shkak të agjendës së tij jashtë vendit.

Në thirrjen e Prokurorisë ishte qartësuar se në rast të mosparaqitjes të paarsyeshme, do ta detyrojnë atë të paraqitet dhe do të ketë gjobë 250 euro.

Kurti, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervisohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kryeministri Kurti i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervistohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Për skandalin me rezervat shtetërore, në gushtin e vitit të kaluar kishte pasur edhe të arrestuar, ndërsa për intervistim ishte ftuar edhe Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, e cila në cilësinë e të pandehurës, ishte mbrojtur në heshtje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...