Mefail Bajqinovci ka akuzuar LDK-në se është kundër mërgatës. Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë poashtu se 99% e mërgatës është në mbështetje të Albin Kurtit.
“LDK kundër mërgatës!
Është hipokrizi e pastër kur një parti kërkon votën e mërgatës, ndërsa në të njëjtën kohë voton kundër shtyrjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! propozoi që regjistrimi të shtyhet deri më 29 dhjetor, për t’u dhënë mundësi sa më shumë bashkatdhetarëve tanë të regjistrohen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Por LDK zgjodhi të jetë kundër.
Pse? Sepse e dinë shumë mirë që mbi 99% e mërgatës mbështet Albin Kurtin.
E drejta për të votuar duhet të lehtësohet, jo të pengohet” shkruan Bajqinovci në reagim