Live

Franca: Jemi të shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe, procesi të mos bëhet me konsiderata politike

16:45 / 24 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është çështje procedurale dhe nuk duhet të bëhet me konsiderata politike.

“Shprehim shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Procesi i certifikimit është një çështje procedurale që mbështetet në zgjedhjet demokratike dhe të mos bëhet me konsiderata politike. Ne i bëjmë thirrje KQZ-së që të ruajë integritetin e procesit zgjedhor të Kosovës në bazë të procedurave të duhura ligjore.” – thuhet aty.

Vlen të theksohet, se ndër të parët që reaguan kundër këtij vendimi, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë që moscertifikimi i Listës Serbe nuk ka bazë ligjore.

“Jo nuk ka bazë ligjore moscertifikimi, bazë ligjore ka certifikimi. Aplikimi i ka kaluar filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike dhe pas krejt verifikimeve ka konstatuar se është në rregull dhe ka rekomanduar certifikimin.” – ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...