Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka uruar krishtlindjet katolike të gjithë besimtarëve të krishterë.
Përmes një postimi në Facebook me rastin e krishtlindjeve, ai ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë.
“Në emrin tim, të familjes, të AAK-së dhe të partnerëve të koalicionit, u urojë nga zemra krishtlindjet katolike. Gëzofshi bashkë në familjet tuaja dhe i ndajshi gëzimet me më të dashurit tuaj. Neve vërtet na bashkon shqiptaria dhe jemi vëllezër”, ka uruar mes tjerash Haradinaj me anë të nje video urimi në Facebook.