Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në sinkron të plotë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin.
“Unë mendoj që Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqi janë në sinkron të plotë sa i përket zhvillimeve në veri, për një arsye të thjeshtë, të ruajtjes së pushtetit të brendshëm në Serbi, respektivisht të ruajtjes së pushtetit ky në Kosovë”, deklaroi Kastrati në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova.
“E mbani në mend vitin e kaluar kur ai kishte protesta të opozitës, ky i bënte disa fizkultura këtu me dinarë e me disa iniciativa tjera, e pastaj bënte konferenca për shtyp dhe i thoshte opozitës serbe në Beograd ‘ju po dilni të protestoni këtu, përderisa populli serb i Kosovës po vrahet nga Albin Kurti’, pra për të tërhequr vëmendjen të veriu”.
“E njëjta – sa herë që ky këtu e ka pasur ngushtë me çmimet e larta, me aferat korruptive, rezervat shtetërore, ambalazhuesit e Liburn Aliut 90 milionë, etj., ai bënte atje një shoë nga veriu dhe ky këndej thoshte ‘mos u merrni me gjëra e hajde të merremi me veriun’”.
“Të sigurt e keni që Albin Kurti është në sinkron në koordinim me vëllanë e tij Aleksandar Vuçiqin”, theksoi Kastrati.