Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tashmë kanë bërë gati dhuratat për ambasadorët dhe institucionet ndërkombëtare, me rastin e festave të fundvitit.
Si MPB, ashtu edhe MINT përgatitjen e dhuratave ia kanë besuar të njëjtës kompani: BBS Pack L.L.C, e cila do të marrë rreth 2 mijë euro nga këto ministri.
Kontrata e Ministrisë së Punëve të Brendshme është në vlerë 995 euro dhe më të parashihet furnizimi me 50 paketime që përmbajnë çokollatë të prodhimit vendor dhe gotë porcelain me logo të MPB’së. Çmimi i një pakoje, përfshirë të gjitha taksat, parashihet të kushtojë gati 20 euro.
Ndërkohë, kontrata që ka lidhur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka vlerë 990 euro. Me këtë tender, MINT ka paraparë furnizim me 60 pako dhurata, me një çokollatë – prodhim vendor dhe një gotë porcelain me logo të MINT.
“BBS PACK L.L.C” është regjistruar si biznes në ARBK, në gusht të vitit 2021. Pronar i saj ëhstë Burim Sabedinaj.