Live

Imzot Dodë Gjergji: Le të largohet urrejtja në botë, duam të jemi zëri i paqes

23:29 / 24 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, sot ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes.

Në fjalimin e tij, ai ka bërë të ditur se i pranishëm pos liderëve dhe politikanëve të shtetit, ishte edhe kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava.

Ai ka thënë se paqja duhet të mbretërojë në tërë botën dhe se urrejtja mes njerëzve nuk duhet të ekzistojë.

“Të sjellim dashuri në kohën tonë e cila është plotë urrejtje. Sa lufta ka që e kanë përfshirë botën sot, sa njerëzit janë duke humbur jetët, vetëm prej urrejtjes, dhe si sot askush nuk mendon për paqen”.

“Andaj, ne duam të jemi zëri i paqes, mirëkuptimit”, ka thënë Imzot Dodë Gjergji.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...