Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin në një lokal në Prishtinë ku u lënduan dy persona.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar shpërthimin
Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi dhe dy persona kanë marrë lëndime.
“Rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime.”, ka thënë ajo.