Ndeshja e xhiros së nëntë mes Borës dhe Sigal Prishtinës që ishte shtyrë do të luhet këtë mesjavë.
Kjo sfidë e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll do të luhet sot me fillim nga ora 19:00.
Ndeshja do të luhet në palestrën sportive “1 Tetori”, në Prishtinë.
Kujtojmë se Prishtina pas 12 ndeshjeve ka bilanc prej gjashtë fitoreve dhe po aq humbjeve, teksa kërkon fitoren e shtatë këtë edicion në derbin e kryeqytetit.
Ndërkaq, Bora ka tri fitore e nëntë disfata.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 96 – 82, ku triumfoi Sigal Prishtina.