Live

Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

10:09 / 25 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Në Kosovë po vazhdojnë reshjet e borës, të cilat gjatë natës kanë krijuar një shtresë të re. Edhe këtë herë ka pasur ankesa për rrugë të papastruara nga bora.

Nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura.

Kështu ka njoftuar sot zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje edhe në ditët në vazhdim. Ekipet e mirëmbajtjës janë në teren dhe janë duke intervenuar vazhdimisht në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme. Sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura. Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike. Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjën sa më të lehtë për ju”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Reshjet e borës është parashikuar të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Në zonat e ulëta mund të jenë edhe në formë sqote.

Cikloni Elena i bllokuar përreth Egjeu, mbanë kushte për të reshura dëbore edhe ditëve vijuese. Të enjten pasdite reshjet pushojnë, mirëpo të premtën, sërish pritet të bien orëve të mbrëmjes në formë dëbore me mot më të ftohtë. Temperaturat maksimale zbresin në 0C e 2C.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...