Live

Abdixhiku për Krishtlindje: T’i hapim zemrat për një fundvit që sjell, e vit të ri me shpresë të madhe është jeta më e mirë

10:18 / 25 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët katolikë për Festën e Krishtlindjes.

Ai shprehu urimet e tij për paqe, dashuri dhe begati për të gjitha familjet në këtë natë të shenjtë.

Abdixhiku, së bashku me Albinën, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, në ambientet e Qendrës “BogdaniPolis” dhe në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Ai theksoi rëndësinë e kësaj feste, e cila simbolizon bashkimin dhe mirësinë mes njerëzve.

Abdixhiku shprehu dëshirën që Krishtlindja të sjellë harmoni dhe ngrohtësi në zemrat e të gjithëve dhe të ndihmojë për ndriçimin e rrugës për të ardhmen.

Ai gjithashtu uroi që fundviti dhe viti i ri të sjellin ndryshime të mëdha dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Gëzuar Krishtlindja nga të gjithë ne në LDK!”, shkroi ai në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...