Një shtetas i Gjermanisë është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje të mëhershme e ka sulmuar fizikisht një person.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:30, në Gjilan.
Tutje thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Më 24.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje të mëhershme e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërsa, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.