Live

Qeveria ndanë mbi 1 milion euro për bujqit në Luginë

13:38 / 25 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës  të martën ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku janë marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje sipas njoftimit të Qeverisë është aprovuar Rregullorja për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive.

Po ashtu janë ndarë 1 milion e 100 mijë euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare në Luginë që merren me bujqësi.

“Ndarë 1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta”.

Vendimi tjetër është aprovimi i kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...