22 persona kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot ndërmjet një veture dhe një autobusi në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net, Drejtori i Emergjencës Naser Syla. Sipas Sylës, të njëjtit pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.
“22 qytetarë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Gjendja e tyre është stabile dhe pas ekzaminimeve, të njëjtit janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Syla.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore.”, ka thënë Rexhepi.
Ajo ka treguar se lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse.