Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tender në vlere 4 milionë euro për ndërtimin e rrugës Rajonale R118, segmenti Mushtisht-Shtërpcë.
Tenderi është dhënë me procedurë të hapur dhe me kontratë është shpërblyer konsorciumi “FAMIS CO-HC SH.A; 4A-M”.
Oferta më e lartë për këtë tender ka qenë 6 milionë e 289 mijë e 56 euro.
Kontrata është dhënë dje, derisa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet nesër.
Me këtë kontratë parashihen punët përgaditore, pastrami i terrenit, punët tokësore, konstruksioni i rrugës, gabionet, lëshesat rrethore, sinjalistika vertikale dhe pajisjet mbrojtëse dhe sinjalistika horizontale.