Live

Ferizaj, 10 orë pa rrymë

23:02 / 25 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Qyteti i Ferizajt dhe shumë fshatra të tij po përballen me gjendje të rëndë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Zona të tëra të Ferizajt kanë mbetur pa rrymë që rreth 10 orë, gjë që sipas disa banorëve që i janë drejtuar gazetës online Reporteri.net po ndikon edhe në mungesë të internetit në mobil.

Kjo pasi sipas tyre, mungesa e energjisë elektrike ka prekur edhe antenat e kompanive të telekomunikimeve që mbulojnë disa zona të qytetit.

Për mungesë e rrymës, orë më parë është ankuar edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Ferizaj po përballet me mungesë të pashembullt të energjisë eletrike.

“Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pa ndodhur më parë sa i përket furnizimit me energji elektrike. Vetëm sot, mbi 5 orë pa rrymë i gjithë Ferizaj, e kjo gjendje po vazhdon edhe tani. Në terr familjet, në terr mërgimtarët që kanë zgjedhur të kalojnë festat me familjarët e tyre në vendlindje, në terr bizneset që po humbin mijëra euro çdo orë nga dëmet që sjell mungesa e energjisë elektrike”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi ka thënë se pos Ferizajt, edhe komuna e Pejës me disa fshatra ku është edhe Vitomirica, një pjesë e Deçanit, Gjakovës po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

“Pos këtyre rajoneve, komuna e Ferizajt qëndron më së keqi me mungesë së energjisë elektrike, për shkak të mungesës së kapaciteteve transmitive për çka mbingarkesa në nivelin e transmisionit janë paraqitur në këtë rajon”, ka thënë Krasniqi për kallxo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...