Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Gjermani ku është takuar me bashkëatdhetarë.
Haradinaj tha se me t’a ka biseduar për sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën pas 9 shkurtit.
Ai ka shprehur mirënjohjen ndaj tyre për mbështetjen që po i japin kandidatit për deputet nga mërgata, Ukë Blakaj.
“Sot, pata nderin të jem me ta dhe të bisedojmë për sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën pas 9 shkurtit. Ju jam mirënjohës për mbështetjen e tyre ndaj kandidatit tonë për deputet nga mërgata, Ukë Blakaj, njëherësh anëtar i këtij unioni dhe sipërmarrës i suksesshëm në mërgatë” shkruan Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se “Bashkë do ta bëjmë Kosovën Fituese anëtare direkt e NATO-s përmes Planit Aksional dhe do ta kthejmë perspektivën për zhvillim ekonomik të vendit”
Postimi i plotë:
Në Gjermani jetojnë qindra mijëra shqiptarë, të cilët i kanë ruajtur lidhjet e forta me vendlindjen e tyre. Shumica prej tyre kanë arritur suksese të mëdha në biznes, e janë pjesë e Unionit të Bizneseve Shqiptaro Gjermane, një organizim ky serioz dhe i suksesshëm.
Sot, pata nderin të jem me ta dhe të bisedojmë për sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën pas 9 shkurtit. Ju jam mirënjohës për mbështetjen e tyre ndaj kandidatit tonë për deputet nga mërgata, Ukë Blakaj, njëherësh anëtar i këtij unioni dhe sipërmarrës i suksesshëm në mërgatë.
Bashkë do ta bëjmë Kosovën Fituese anëtare direkt e NATO-s përmes Planit Aksional dhe do ta kthejmë perspektivën për zhvillim ekonomik të vendit. Ju faleminderit për besimin dhe përkrahjen kryetarit Nazmi Viqa me bashkëpunëtorë.