Live

Sala Jashari për raportet me familjen e Rifat Jasharit: Familjet tona s’mund të kenë përçarje – bindjet politike janë personale

22:29 / 26 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidatja për deputete nga PDK, Sala Jashari, që është e afërme e familjes legjendare Jashari, ka folur për raportet e ngushta mes familjes së saj dhe asaj të Rifat Jasharit.

Ajo tha se pavarësisht dallimeve të mundshme në bindje, familja e saj mbetet e bashkuar dhe e pandarë.

“Realisht, në asnjë moment familjet tona nuk mund të kenë një përçarje. Është diçka shumë e rëndësishme, sidomos për mua. Unë mendoj që bindjet janë shumë personale, si bindjet fetare, si ashtu politike, dhe po ashtu duhet të mbeten”, ka deklaruar Jashari në ATV.

Ajo shtoi se lidhja familjare ka qenë dhe mbetet e njëjtë, duke kujtuar se edhe gjatë kohës së luftës, familja e saj ka qëndruar e bashkuar dhe e fortë.

“Sa i përket lidhjes tonë familjare, siç ka qenë në luftë, vazhdon të jetë po e tillë dhe asnjëherë nuk ndahet. Kjo duhet të ndodhë në çdo familje, pavarësisht bindjeve”, u shpreh ajo.

Ajo është deklaruar edhe për Kompleksin Përkujtimor të Jasharëve, për çka ka thënë se familja e saj dhe një pjesë e madhe e lagjes në Prekaz nuk janë përfshirë në projekt

“Unë mendoj që një udhëheqës i mirë duhet të jetë edhe gjithëpërfshirës. Prekazi është një çështje historike e të gjithëve dhe momentin kur dëshiron të bësh ndërhyrje të atilla, patjetër që duhet të merret vendimi i të gjithëve”, tha ajo.

Sipas saj, projekti është bërë me mangësi, derisa ka kërkua më shumë përfshirje nga Qeveria aktuale.

“Kisha dashur të shihja detajet e gjithçkaje dhe mendoj që në këtë rast i bëj thirrje Qeverisë aktuale që të ketë një gjithëpërfshirje në të gjitha aspektet”, shtoi Jashari.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...