Live

Stuhia më e rëndë në një dekadë godet 30 shtete në SHBA

16:44 / 06 Janar 2025

Nga Kosova Live

30 shtetet amerikane janë prekur nga stuhia e dëborës Blair, ndërsa 7 prej tyre kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Në Kansas, Missouri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinian Perëndimore, Arkansas si dhe në disa pjesë të Nju Xhersit ka pasur anulim të qindra fluturimeve dhe vonesa në mijëra të tjerë.

Zyrtarët kanë njoftuar për mbylljen e shkollave dhe autoriteteve ndërsa nga Stuhia Blair janë prekur mbi 60 milionë qytetarë amerikanë. Stuhia Blair po përhapet këtë të hënë edhe Ohio, Pensilvani dhe Maryland por gjithashtu edhe në Washington DC.

Dëbora e madhe që po sjell stuhia Blair nuk do të pengojë Kongresin Amerikan që të mblidhet këtë të hënë për të certefikuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit ka deklaruar kryetari pepublikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës në disa shtete amerikane trashësia e saj i ka kaluar mbi 30 centimetër. Borëpastrueset po punojnë në mënyrë aktive ndërsa dëmet nga kjo stuhie e madhe dëbore pritet të arrijnë në miliarda dollarë.

Pas stuhive të dëborës në fundjavë, paralajmërimi për mot të keq vijon edhe në Mbretërinë e Bashkuar me meteorologët që thonë se reshjet e dëborës do të godasin Anglinë Jugore në nisje të kësaj jave. Më shumë se 260 paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në Uells dhe disa pjesë të Anglisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...